Kimete Berisha
S’di çka t’u them: Unë hala marrë Like më shumë në foto sesa në shkrime…
Por, edhe më shumë marrë komplimente e përkrahje për shkrime nga burrat sesa nga gratë.
Edhe followersat i kam 70 për qind burra e 30 për qind gra.
Kush i ndal gratë ta mbështesin një grua që ua qan hallin grave!
Askush!
Ka shumë gra që duan dhe u pëlqen të jenë viktima dhe të varura nga burrat. Është problem ky më i thellë. Kush lyp mbret dhe pushtues personal – e gjen.
Burrat dhe djemtë shqiptarë ma kanë dhënë respektin.
Nuk kanë përtuar.
Unë nuk i shoh meshkujt si të ‘rrezikshëm’ dhe të paarritshëm.
Prandaj, nuk i konsideroj si problem. Kurrë.
Mos e shih ti mashkullin si problem dhe kështu e zgjidh problemin gjinor, shumë thjesht.
Nëse mashkulli është problem për ty – zgjidhe.
Mos u fsheh pas mashkullit.
Dili përballë, nëse mendon se ta ka zënë udhën.
Ndoshta pse gjithmonë e kam pasur veten në qejf, kam pasur njëfarë vetëbesimi të çuditshëm, asnjëherë në jetë nuk jam ndjerë e nënçmuar në baza gjiniore (as në shkollë fillore, as në fakultet, as në familje, as në mëhallë, as në punë), as e diskriminuar, as e paragjykuar.
Përkundrazi.
Askush nuk ma ka ndal fjalën, as s’më ka thënë ‘shuj se ti je femër-nuk di ‘!
Jam ndjerë dhe ndjehem e lakmuar seksualisht, shumë, ama, lakmia nuk ka përkatësi gjinore.
Edhe sot ndodh që një vajzë e bukur kushtëzohet me seks nga një drejtor shtetëror, ama, çdo kush ka mundësi ta luftoj të keqen, kurrë më lehtë nuk ka qenë…
Edhe gruja e lakmon burrin. Dhe, i bën probleme e gracka…
Gjithmonë kam qenë e rrethuar me meshkuj shqiptarë që dija dhe inteligjenca u është dukur atraktive, sfiduese dhe seksi!
Mua më duken ‘t’lodhur mashqit’ ?, lëre që s’më duken të rrezikshëm.
Shumicën e intrigave dhe problemeve në jetë m’i kanë bë gratë. Ama, ekskluzivisht gratë. Vjen dita me emra ua tregoj.
Femrat më askushi, gra bogolina dhe primitive (me
pozita të falura shtetërore) kanë ditur ta fshijnë emrin tim nga të gjitha listat, sikur nuk ekzistoj…
Xhelozia e grave në pozita është e thellë, sa varri.
Ta shkatërron jetën për kurgjë hiç, veç pse shembull ty të rri fustani bukur e asaj jo…
Secili e ka përvojën e tij personale, ama unë, më shumë e kam tërhequr urrejtjen e grave.
Edhe shoqërimi me burra më shkon më shumë…Shembull: më shumë më shkon muhabeti me një hoxhë se me një hoxhonicë….
P.S. Çka të thuash ti kur ende shumica e grave e vajzave (të shkolluara) mendojnë se 8 Marsi është dita e nanave (nuk e dinë që është dita e grave).