Deklarata e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti rreth takimit në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë
Marrëveshja e vitit 2013, për ata që dinë të lexojnë politikisht, në mes rreshtave, në vetëvete e ka njohjen “De Fakto”. Por, fatkeqësisht nuk po duan ta pranojnë.
Obligimet që kanë marrë të dyja vendet, nëse nga të dyja palët ka gadishmëri që të zbatohen obligemet, procesi në vetëvete do jetë njohja reciproke e padeklaruar. Prolongimi i fillimit të zbatimit të marrëveshjes nuk shkon në favor të Kosovës.
Më vjen keq që po zhvillohet fushatë e qëllimshme servilosje per ta futë sa më thellë në gabime zotin Kurti, pasojat e së cilës na shpiejnë në rrugë pa kry. Prandaj, mendoj që në bisedime duhet të jemi largpamës për të ardhmen e vendit dhe të rajonit.