Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kushte më të mira në sallë në mënyrë që të vazhdohet puna.
“E kom për një çështje që lidhet jashtë kësaj. Zoti kryetar unë e di që je kursimtar dhe në përgjithësi ju kurseni shumë buxhetin e Kosovës. E kemi pasë nisë ni proces të oksigjenizimit të sallës ne, edhe pse nuk po punojnë aparatet po du me ditë, sepse ty po të kushton, edhe neve po na kushton me kohë, po mbesim me një ligj, me një çështje kur po votojmë ka pesë orë, t’u numëru më dur, numëro ç’numëro”, ka thënë Haliti.
Tutje ai ka thënë se nuk duhet të kursehet lidhur me krijimin e kushteve më të mira në sallë pasi sipas tij kjo gjendje po shkakton lodhje dhe nervozë.
Nuk duhet me kyrsu, se kto mos sot nesër duhet me i rregullu. Edhe këto të oksigjenizimit se beso nuk ka sallë kund kom marrë pjesë në krejt sallat e parlamenteve nëpër botë që osht në këtë gjendje si salla jonë, nuk mundet salla e parlamentit mu nxe as me qeta, se ata nuk jon për këtu, ata janë për kafe, nuk jon për parlament ku rrin 8 orë, 10 orë deputeti. Duhet me i rregullu edhe këta artoprlantat, edhe mikrofonat, edhe votimin me elektronikë e jo më na lanë ka 1 ditë, tri ditë me dy tri çështje të pa përfundume”
“Edhe po besoj që edhe çështja e rregullores së kuvendit që nuk e lejon mo me u përsëritë votimi për ni çështje brenda gjashtë muajve, duhet mu rregullu se na mbeten tu u rregullu, n’gjitha legjislaturat kemi grumbullu rezoluta, projektligje, vendime të cilat nuk janë miratu asnjëherë dhe janë bartë në legjistraturën tjetër”
“Na duhet me rregullu qysh i kanë parlamentet e tjera. Po. Po të them këtë që është në dorën tande ose edhe në dorën e kryesisë, po e them rregullo votimin e fshehtë, rregullo sallën që të kemi mundësi me nejtë të qetë se kjo po na shkakton edhe lodhje edhe nervozë, kjo gjendje që është në sallën e Parlamentit”.
“Me fut ju qetash me e matë si është gjendja e ajrit brenda në sallë beso që është shqetësuese. Faleminderit”, ka thënë Haliti.
“Këto janë elementare, është e vërtetë”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca në përgjigje, duke premtuar se do të zgjidhen problemet e kushteve elementare të punës.