Kandidati i PDK-së për deputet, Xhavit Haliti, sot e ka konfirmuar se ka dhënë dëshmi në Gjykatën e Apelit në Bruksel rreth rastit të vrasjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri. Por, para dy javësh kur u kontaktua nga Gazeta Sinjali, Haliti e mohoi.
Sinjali kishte siguruar ekskluzivisht ftesën për dëshmi dhe Haliti u kontaktua për të marrë një deklaratë, por një gjë të tillë e mohoi.
Ai është shprehur për Sinjalin se nuk ishte në dijeni për një gjë të tillë dhe nuk u deklarua më shumë.
Më poshtë është ftesa e Apelit për Halitin:
Xhavit Haliti në postimin e bërë sot në Facebook tha se bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, beson se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm.
“Dyshohet se të njëjtit urdhërdhënës që qëndrojnë pas vrasjes së Enver Hadrit, ishin të përfshirë edhe në atentatin e UDB-së ndaj meje në Zvicër në vitin 1990”, tha Haliti.