GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Xhavit Haliti i reagon ashpër Haradinajt, e garanton me jetë

25/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Xhavit Haliti i reagon ashpër Haradinajt, e garanton me jetë
Share on FacebookShare on Twitter

Njëri prej udhëheqësve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e aktualisht deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur rreth deklaratës së Ramush Haradinajt, i cili ka theksuar se Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafa- Remi, ishin vetëm turist në luftë. Madje, sipas tij, Thaçi shumë herë ka fjetur në Hotelin “Rogner” në Tiranë.

Haliti në një prononcim për Gazeta Blic tha se asnjë nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nuk ka fjetur asnjë natë gjatë gjithë luftës deri në përfundimin e saj.

“E konfirmoj me jetë që në “Rogner” nuk ka fjetur asnjë anëtar i Shtabit Qendror as i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, gjatë gjithë kohës së luftës deri në përfundim të saj. Në “Rogner” janë mbajtur tri konferenca për shtyp, të cilat i ka mbajt Jakup Krasniqi. Në Rogner ka fjetur Ahmet Krasniqi, ndërsa anëtarët, ushtarët e Shtabit Qendror dhe të Përgjithshëm kanë fjetur në banesa private“, tha ai.

Haliti shtoi se ata janë figura të rëndësishme të luftës për të dhe se nuk futet në mes të deklaratave.

“Ata janë figura të rëndësishme për mua të luftës, që të dy, dhe unë nuk futem mes deklaratave. Hashimi tani është i arrestuar, Ramushi është jashtë, këto janë çështje që secili që flet duhet të jetë argument”, transmetoi ai për Gazeta Blic.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin Respublika në Tëvë 1 ka folur për kohën e luftës dhe rolin që e ka pasur ish-drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi gjatë asaj kohë.Haradinaj ka thënë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi kanë qenë “turistë” në UÇK

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj.

“Po të flet dikush që nga 24 marsi 1998 në shpi të vet ka luftuar me krejt familjen dhe jemi kanë bukur profesionistë. Po të flet dikush që vëllau i parë ju ka vra në 1997, në 6 maj 1997. Nga 24 mars 1998 deri në 12-13 qershor s’e kam lëshuar Kosovën asnjë ditë kur janë largu serbët, se kam lëshuar një ditë Kosovën. E kush po më tregon mua sa janë kanë”, ka shtuar ai.

Haradinaj shton se ka pasur të tillë që janë munduar që vetëm një formacion i caktuar të marrë pjesë në luftë, teksa shton se ka shumë persona në rajonin e Dukagjinit që janë veteranë të luftës, por nuk e kanë marrë statusin.

“Shiko, do janë mundu mos me kanë shumë se kanë pasë qejf me kanë ose veç LPK-ja, ose veç LDK-ja ose veç LKÇK-ja. Jo, unë kam luftuar me shqiptarë. Kush ka dashtë e ka kapë pushkën, kanë ardh prej krejt botës, kanë luftu. Të gjithë janë UÇK. Ka plot në Dukagjin që ende s’e kanë marrë statusin e veteranit dhe janë veteranë”, ka shtuar ai.

Tags: halitiHaradinajramushxhavit
ShareTweetShare
Previous Post

Media serbe: Albin Kurti është serb! Ai vjen nga Kurtoviqi nga një fshat afër Ulqinit, ka ndryshuar mbiemrin

Next Post

Zeka i reagon Haradinajt: Kurti po luan guxhas për qeto deklarata

Next Post
Zeka i reagon Haradinajt: Kurti po luan guxhas për qeto deklarata

Zeka i reagon Haradinajt: Kurti po luan guxhas për qeto deklarata

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.