Gazetarja Jeta Xharra, ka reaguar ndaj një takimi të mbajtur mes zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, dhe gazetarit të televizionit publik të Kosovës (RTK), Blerim Haxhijajt.
Sipas saj, ky takim është tregues i tendencës së pushtetit aktual në detyrë për të ndërtuar marrëdhënie të ngushta me gazetarë që tregohen të butë në intervista me zyrtarët e lartë, transmeton klankosova.tv.
”E pat pasë Hashimi një gazetar në RTK që krejt i patëm thanë “stjuardesa e Hashimit” se e merrke gjithkah në udhëtime zyrtare e ky e intervistojke në aeroplan e qashtu i pat mbetë emri stjuardese (e t’u çu bash çai mu bo drejtor, e kur u bo drejtor e qiti “Jetën në Kosovë” prej RTK!
S’është ajo tema por po të kallxoj qysh ka shku kjo punë në kohë të Hashimit, njeri ka pasë mundësi me përparu në karrierë e me mbrri deri te drejtori kur e ka intervistu “mirë” KM-në! Mos pahiri po i bjen që ju jeni t’u lyp naj qesi gazetari “stjuardesë”, dmth me ju bo Albinit stjuardese? A duhet secila epokë pushteti me pasë “stjuadesën” e vet në RTK apo qysh?
PS.
Përndryshe çka tha Blerim Haxhiaj, a tha qe ka me raportu për bastisje në Ministri të Bujqësisë sonte në Lajme Qendrore edhe ato t’u ju referu hulumtimit të Kallxo.com – mos t’na han hakun thuji!
Shpresoj që keni fol për qeto bastisje sot se tema e ditës ka qenë!”, thuhet në reagimin komentues të Xharrës në një status të zëdhënësit të Vetëvendosjes.