Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu, deklaroi se janë në lobim për mundësinë e thithjes së investimeve, si në aspekte të shërbimeve dhe prodhimit, por kriza politike në vend po ndikon në këtë aspekt.
“Kjo pasiguri që muajt e fundit është duke u parë që s’jemi në gjendje të krijojmë institucione, që s’kemi qeveri e parlament, është një hendikep shumë i madh për siguri ekonomike, sepse kompanitë investojnë në vende ku së pari ka siguri, ku sundimi i ligjit është i garantuar dhe shohin si interesin e tyre në biznes, prandaj çdo gjë po lidhet me momentumin që jemi tani”.
“Megjithatë, sërish pjesa e kompanive, sidomos e prodhimit nga Kosova është prezente në tregun gjerman dhe ka disa iniciativa të shoqatave nga Kosova që kanë marrë pjese në disa takime gjermane dhe ato kosovare që veprojnë këtu”, deklaroi Xhakaliu në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke shtuar se pa një stabilitet qeveritar është shumë e vështirë që të bisedohet apo të thithet ndonjë mundësi e investimeve në këtë vit.