Granit Xhaka, në konferencën për media bashkë me përzgjedhësin e Zvicrës, Murat Yakin, është përballur me pyetje nga gazetarë shqiptarë.
Siç është pritur, pyetjet kanë qenë kryesisht në lidhje me prejardhjen e tij, me përfaqësimin e tij dhe me Kosovën.
Xhaka, që është edhe kapiten i kombëtares zvicerane, ka thënë se ndihet i lumtur që është në Kosovë. “E njohim mirë ekipin e Kosovës dhe jemi përgatitur mirë”, tha ai.
I pyetur në lidhje me përfaqësimin e kombëtareve tjera të lojtarëve shqiptarë, ai tha se kjo është gjë pozitive.
“Jo vetëm se kemi një kombëtare, por ndoshta i kemi 3-4, sepse kemi shumë shqiptarë që luajnë në kombëtare tjera. Por, gjithkush duhet të vendosë për veten, dhe e kam të vështirë të jap një përgjigje të mirë”, tha Xhaka.