Përfaqësuesja e Zvicrës që në përbërjen e saj nga minuta e parë ka dy futbollistë shqiptarë është duke e zhvilluar ndeshjen e parë në Kupën e Botës në Katar kundër Kamerunit.
Granit Xhaka si kapiten dhe Xherdan Shaqiri kanë startuar për “Helvetikët” në këtë përballje.
Dyshja shqiptare para fillimit të ndeshjes, nuk e kanë intonuar himnin shtetëror të Zvicrës, për dallim nga lojtarët tjerë
Zvicra dhe Kameruni po ballafaqohen në “Al Janoub Stadium”.
Dy kombëtaret në fjalë janë në Grupin G së bashku me Brazilin dhe fqinjin verior të Kosovës, Serbinë.