Mesfushori kreativ i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka (32), po përpiqet të rikuperohet nga një dëmtim në kyçin e këmbës përpara rifillimit të Bundesligës të premten kundër Borussia Dortmund. Trajneri Xabi Alonso (43) është optimist se lojtari zviceran mund të jetë gati për ndeshjen.
Me përvojën dhe ndikimin e tij të madh në mesfushë, Xhaka është një lojtar kyç për Leverkusen, të cilët aktualisht ndodhen në vendin e dytë, katër pikë pas Bayernit të Mynihut.
Xhaka, i cili pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë stërvitjes këtë javë, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë të tjerë në Bundesligë këtë sezon. Liga rifillon pas një pauze dimërore prej tre javësh.
Alonso shtoi se Xhaka nuk e përfundoi të gjithë seancën stërvitore të enjten.
Leverkusen e mbylli vitin 2024 me një seri prej pesë fitoreve radhazi në ligë dhe synon të fillojë vitin e ri me një tjetër fitore, edhe pse Dortmund nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi këtë sezon.
“Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur dhe presim një ndeshje të nivelit të lartë kundër një kundërshtari të fortë,” shtoi ai.
Dortmundi është në vendin e gjashtë me 25 pikë, shtatë pikë pas Leverkusenit.