Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it përgjatë krizës së fundit në veri është “shembull i librave shkollorë”.
Ai një gjë të tillë e ka deklaruar në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’ duke thënë se të tri forcat paqeruajtëse arritën ta menaxhojnë në mënyrë paqësore “konfliktin e paqëndrueshëm”, shkruan Demokracia.com.
“Koordinimi i ngushtë mes tre ofruesve të Sigurisë në Kosovë, Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX gjatë krizës së fundit në veri është shembull i librave shkollorë i bashkëpunimit civil dhe ushtarak në menaxhimin paqësor të një konflikti të paqëndrueshëm”, deklaroi ai.