GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Whatsapp nga nesër “detyron” përdoruesit të pranojnë kushtet e reja të shërbimit

14/05/2021
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Duke filluar nga nesër, 15 maj, Whatsapp do të fillojë të “detyrojë” përdoruesit të pranojnë kushtet e reja të shërbimit, pothuajse gjysmë viti pasi njoftoi për herë të parë planet për ta bërë këtë. Përkundër një reagimi të menjëhershëm nga përdoruesit, WhatsApp tashmë do t’i bëjë këto ndryshime. Kompania thotë se ndryshimet aktuale janë të vogla dhe se vala e panikut nga përdoruesit në janar u nxit më shumë nga përhapja e dezinformatave, sesa nga ndonjë shqetësim i arsyeshëm. Por, sipas analistëve, pranimi i rregullave është thelbësor nëse Facebok do të arrijë qëllimin e tij, pasi që bleu WhatsApp për 19 miliardë dollarë në 2014, për ta kthyer shërbimin në ekuivalentin perëndimor të WeChat, një “aplikacion gjithçka” ku përdoruesit mund të bisedojnë jo vetëm me miqtë dhe familjen, por gjithashtu të porositin pica, paguajnë faturat e shërbimeve dhe të kontaktojnë shërbimet thelbësore të qeverisë. Vetëm një në katër përdorues e dinë që aplikacioni planifikon të ndryshojë termat dhe kushtet e tij, përkundër 95% të britanikëve që përdorin WhatsApp, sipas statistikave nga platforma globale e kërkimit Appinio. Rreth 15%, thonë se ata nuk “dëshirojnë” të përdorin WhatsApp për shkak të ndryshimeve të planifikuara. Në tetor 2020, WhatsApp njoftoi për herë të parë planet për të ndryshuar aplikacionin. Një seri e re e ndryshimeve do të lejojë bizneset e vogla të ngarkojnë katalogët e tyre direkt në aplikacion, duke lejuar që çdo përdorues i WhatsApp të dërgojë mesazhe në një kompani, të shfletojë produktet e tyre dhe të kryejë një blerje, të gjitha pa pasur nevojë të largohen nga WhatsApp. Qëllimi i ndryshimeve ishte i qartë, sipas analistit Martin Garner i CCS Insight, ‘Facebook ka plane ambicioze për zgjerimin e shërbimeve të tij të mesazheve për të arritur atë që Tencent ka bërë në Kinë me WeChat, ku njerëzit ndërveprojnë me bizneset dhe dyqanet, plus paguajnë për mallra dhe shërbime duke përdorur aplikacionin e mesazheve”. WeChat gjithashtu ka mini aplikacionet dhe lojërat e veta dhe është bërë një pjesë thelbësore e strukturës së jetës së përditshme atje. “Arritja e këtij pozicioni do të ishte një çmim i madh për Facebook”, shtoi tutje Garner.

Tags: memediasocialeneserngarejasherbimetewatcap
ShareTweetShare
Previous Post

Ministrja Haxhiu dërgon 12 prona të paluajshme në Qeveri

Next Post

Ministria e Shëndetësisë jep arsyet e krijimit të tollovisë te salla “1 Tetori”

Next Post

Ministria e Shëndetësisë jep arsyet e krijimit të tollovisë te salla “1 Tetori”

Lajmet e fundit

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.