GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Walker për marrëveshjen për të pagjeturit: Serbia është përgjegjëse, duhet terminologjia zyrtare e Konventës së OKB-së

12/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Walker për marrëveshjen për të pagjeturit: Serbia është përgjegjëse, duhet terminologjia zyrtare e Konventës së OKB-së
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata për Personat e Pagjetur e cila do të miratohet në takimin e ardhshëm të Nivelit të Lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta ketë termin “të zhdukur me dhunë” (ang: Enforced Disappearance) sipas Konventës ndërkombëtare për Mbrojtjen e Personave të Zhdukur me Dhunë, por do ta ketë termin “të zhdukur me forcë” (ang: forcibly dissappeared) që nuk është kategori juridike. Kjo ngase për termin e parë “Enforced Disappearance” vetëm shtetet janë përgjegjëse. Serbia këtë e paraqiti si fitore ndërsa Kosova atë të dytën. U duk sikur një kompromis u gjet mes tyre. Serbia jo përgjegjëse për zhdukjet, Kosova jo indiferente ndaj natyrës së zhdukjeve.

Në një bisedë me Nacionalen ish-Shefi i Misionit Verifikues në Kosovë të OSBE-së, William Wallker, thotë se është dashur të adoptohet termi që është në gjuhën zyrtare të OKB-së. “Qartazi unë e preferoj versionin që ka gjuhën zyrtare të Kombeve të Bashkuara dhe mua ma merr mendja se pse serbët do ta preferonin termin më pak të duhur (forcibly dissappeared). Sipas rolit tim të vogël tim në këto çështje termi më i mirë është ajo i Kombeve të Bashkuara”, tha Walker, ndërsa për termin që është adoptuar nuk e ka të qartë se çfarë shënjon.

“Do të doja që termi të ishte asisoji që qeveritë të jenë përgjegjëse për të zhdukurit në vend se të thuhet kështu thjesht ‘forcibly dissapeared’ sepse kjo mua po më tingëllon sikur mund të jenë çfarëdo lloj arsyesh për zhdukjet. Por, nëse Albin Kurti dhe qeveria kosovare e pranon këtë terminologji ashtu siç është prezantuar atëherë kjo është punë e kryer. Dhe, nëse qeveria serbe e paraqet këtë si fitore kjo po që të ngjan me qeverinë serbe”, tha ai për Nacionale.

Serbia këtë e paraqet si fitore ngase nuk ngarkohet me përgjegjësi për zhdukjen tyre. Kështu së paku u deklarua një numër herësh kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq. “Nëse kjo është komenti i tyre, që paskan ruajtur interesat shtetërore, është për keqardhje. Nëse ata thonë se qeveria serbe zyrtarisht nuk është përgjegjëse për disa nga këto zhdukje, kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ata duhet të japin për llogari për zhdukje”, tha Walker.

Por jo vetëm kaq. Walker ka edhe një tregim për të shënuar një dallim të kohës sa ishte shef i Misionit Verifikues. “Në fakt, meqë ra fjala, unë jam duke shkruar një libër. Unë dhe një grua që po më ndihmon dhe miku im Hasani, po shihnim video të takimeve të mia si shef i Misionit të Verikimit me familjet shqiptare të të zhdukurve dhe më vonë po shihnim video ku ditë më vonë u takuam me familje serbe të zhdukurish; dhe ishin dy takime tejet tejet të ndryshme”, tha ai.

Takimi me familjen shqiptare të të zhdukurve ishin, si ta them, shumë pozitive, më tregonin historinë e tyre dhe kërkonin nga KVM-ja që t’u ndihmojmë në gjetjen e familjarëve të tyre ose t’u tregonin çfarë u ka ndodhur të zhdukurve të tyre dhe kjo ishte në ditët e para. Përgjigja ime ishte që na jepni sa më shumë informacioni që keni: kur janë zhdukur, ku janë zhdukur, çfarëdo që të keni. Ndërsa takimi disa ditë më vonë me familjet serbe ishte krejtësisht tjetër; ishte tejet takim konfrontues, ku ata më thonin: Oh ju KVM-ja ikni që këtu, shkoni e na sillni familjarët, ju e dini ku janë ata, ju e dini se UÇK-ja po i mban ata. Dhe unë po ju thoja: më falni por ne nuk e dimë këtë. Ishte takim krejtësisht tjetër fare”, thotë William Walker.

“Kështu që, në kuptimin e temës të së pagjeturve kam qenë ca i frustruar nga qëndrimet e familjeve të të pagjeturve. Ja tash ku jemi, 23 vite më vonë, ashtu siç e përshkruat edhe ju, veç për të marrë një dokument që përshkruan çështjen dhe se si mund ta zgjidhim, tash ka argumente mes këtyre dy fjalëve”, thotë mes tjerash ai.

Deklarata “konfuze” për të pagjeturit

Kosova, përkatësisht Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar që termi “të zhdukur me dhunë” me doemos të përfshihet në Deklaratën për Personat e Pagjetur. Kurti ishte kategorik në atë që kjo gjë të përfshihej. “…ne insistojmë që të theksohet që kjo [zhdukja] është bërë me forcë, është bërë me dhunë, sepse ata nuk janë persona të pagjetur si shkak i fatkeqësive natyrore, të llojit të vërshimeve, zjarreve apo tërmeteve”, thoshte Kurti.

Tërë kësaj beteje mes termeve megjithatë duket se iu zgjodh një mes. “Enforced Dissaperance” e cila do ta bënte përgejgjëse shtetin e Serbisë u shmang për t’u pranuar termi “forcibly dissapared” e cila i rerefohet rrethanës së ndodhjes së zhdukjes së dhunshme, por e cila nuk është edhe kategori juridike.

Vetëm pasi që kjo çështje u bë brum debati erdhi reagimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e dha termin e saktë mbi të cilin është pajtuar në tekst. “Forcibly disappeared”, tregoi ai.

“Formulimi i saktë në anglisht është ‘forcibly disappeared’ dhe kështu është termi që është dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes. Edhe atëherë kur do të deklarohet, do të thuhet personat të pagjetur, të zhdukur, që mungojnë, gjithmonë bëhet fjalë për të zhdukur me dhunë. ‘Forcibly disappeared’, kjo është shprehja në anglisht për të cilën tashmë është dakorduar në Bruksel”, ka thënë Kurti.

Petkoviqi, në anën tjetër, e shpall për triumf të palës negociatore serbe arritjen e këtij formulimi pasi heq përgjegjësinë nga shteti serb për të zhdukurit me dhunë në luftë. “Kjo është e rëndësishme për shkak të familjeve të të gjithë atyre që janë ende të zhdukur. Do të shtoja vetëm se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha kushtet, dhe se nuk e kemi pranuar termin ‘zhdukje me dhunë’, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e shtetit të Serbisë”, thotë Petkoviq.

Tags: Albin KurtiAleksandar VuçiqOSBEserbiaWilliam Wallker
ShareTweetShare
Previous Post

Mblidhet LDK-ja, flasin për situatën aktuale në Kosovë

Next Post

Real Madrid feston në betejën e parë ndaj Chelseat, Milani mund Napolin

Next Post
Real Madrid feston në betejën e parë ndaj Chelseat, Milani mund Napolin

Real Madrid feston në betejën e parë ndaj Chelseat, Milani mund Napolin

Lajmet e fundit

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.