Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po i trajton mirë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai e vlerëson Kurtin për siç thotë ai luftimin e korrupsionit, por thotë se ka vërejtje për qasjen e Kurtit ndaj raporteve me SHBA-të.
“I kam pyetur njerëzit se si po qeveris Kurti. E njoh Kurtin qe 24 vjet, por e kam takuar vetëm një herë prej se është kryeministër. Kam dëgjuar nga njerëzit se po merret me luftën kundër korrupsionit, po provon të vendosë njerëz të mirë nëpër pozita, jo vetëm të Vetëvendosjes, po e bën këtë e atë. Por ai nuk është duke e trajtuar mirë marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara në mënyrë e duhur. Kurti po sjell çështje dhe po bën gjëra të kundërta para fytyrës e kundërshtimit amerikan”, ka thënë Walker në Interaktiv të KTV-së.
Walker po ashtu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq “do të shkojë në varr duke e mohuar masakrën e Reçakut”.