Mashtrimi i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje. Kësaj radhe ia kanë huqur me të madhe.
Në pamjet e publikuara nga tubimi i tyre në Podujevë, që duket se nuk i kënaqi me pjesëmarrje, ata kanë vendosur të përdorin edhe pamje nga tubimi i tyre në Gjilan, duke i paraqitur sikurse janë nga tubimi në Podujevë, shkruan Demokracia.com
VV iu zbulua mashtrimi përmes një drite, që gjendet në Gjilan, por në Podujevë nuk ka drita të tilla.
Gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj e ka quajtur të rrezikshme këtë lloj të propagandës, duke e krahasuar me atë të Putinit në Rusi.
POSTIMI I PLOTË I LIRIM MEHMETAJT:
E ky është mashtrim tash në një nivel krejt tjetër – Vetëvendosja i merr pamjet e tubimit në Gjilan dhe i monton kinse janë pamje në Podujevë
Vetëvendosja e ka shpërndarë një video nga tubimi në Podujevë.
Por, për arsye që akoma nuk po i kuptoj krejtësisht, derisa fjalimi i Kurtit lëshohet në sfond ai që mbajti në Podujevë, pamjet dalin nga sheshi i tubimit në Gjilan.
Pastaj kthehen disa pamje edhe në sheshin në Podujevë.
Kësi niveli të mashtrimit – i cili me gjasë është bërë për të krijuar iluzion se ka pasur njerëz shumë siç patën në Gjilan – unë kam parë vetëm nga ekipi propagandistik i Vladimir Putinit.
Kjo është e tepërt, është e rrezikshme e kriminale.
Këta, jam thellësisht i bindur, që do të tentojnë edhe manipulim të rezultatit zgjedhor. Duhet të kihet shuuuumë kujdes ditën e zgjedhjeve, sidomos pas orës 19:00.
Ama shumë kujdes.