Lëvizja Vetëvendosje po bënë çmos që të marr me të mirë diasporën për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, shkruan Periskopi.
Nga Davosi, Kurti sonte shkoi në Cyrih të Zvicrës për fushatë.
Ani pse as në javën e dytë të fushatës zgjedhore s’prezantoi program qeverisës, ai e ka lëshuar dorën për të hargjuar.
Sipas burimeve të Periskopit, salla që VV-ja ka marr me qera në këtë qytet të Zvicrës i ka kushtuar hic më pak se 20 mijë franga.
Kujtojmë që partia në pushtet (LVV) është aktivizuar duke organizuar udhëtime falas me autobus nga disa qytete të Gjermanisë për votuesit e saj.
Nga 13 qytetet të Gjermanisë do të ketë udhëtimin falas për në Kosovë.
Nisja nga qytetet e ndryshme të shtetit gjerman do të bëhet me datën 6 shkurt, tri ditë para datës së zgjedhjeve.
Ndryshe, fushata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është karakterizuar me sulme ndaj bizneseve e mediave, dhe përqeshje ndaj opozitës.
Për këtë, partia e Kurtit është dënuar nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkak të shkeljes së Mirësjelljes për Subjektet Politike./Periskopi