Një video-tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për të tërhequr vëmendjen nga skandali i shefes së grupit parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, e cila dëgjohet në një audio-përgjim duke bashkërenduar politika shtetërore me kriminelë dhe terroristë si Milan Radojiçiç, ka dështuar të prodhojë efektin dhe veçse e ka rritur presionin ndaj Vetëvendosjes.
Videoja që provon të sulmojë gazetarët në Kosovë dhe politikanët nga e kaluara ka prodhuar komente kundërshtuese ndaj vetë Vetëvendosjes, duke e akuzuar për mashtrime, falsifikime, sulme dhe premtime të pa mbajtura.
“A po ju vjen marre o rrenca”, “këtë video e keni bërë në koordinim a pa koordinim me Radojiçiç-in”, “keni bërë marrëveshje me Radojiçiç-in për UÇK-në”, janë vetëm disa nga komentet e shumta të kësaj natyre në faqen zyrtare të partisë në pushtet.