Lëvizja Vetëvendosje sot e mbajti një tubim në xhamin e vjetër të fshatit Majac të Podujevës.
Në atë tubim i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njëherësh edhe kandidat për deputet në listën e VV-së.
I njëjti tha se patën përkrahje nga qytetarët aty, ndonëse në pamjet e publikuara shihet një numër i vogël i tyre.
Në fotografitë e shpërndara shihet se është mbuluar me perde të zeza hytbja e xhamisë.
Për këtë tubim, Qendra e VV-së në Podujevë ka dalë me një deklaratë, duke thënë se xhamia në fjalë tashmë përdoret si hapësirë për takime dhe të pame për banorët e fshatit.
Për këtë ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale.