Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit është barrikaduar në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Për herë të katërt ky emër ka dështuar t’i sigurojë 61 vota në seancën konstituive të Kuvendit.
Lëvizja “Vetëvendosje” del se i ka vetëm 57 vota. Në pamundësi që të krijojë shumicën, ajo të premten ka nisur të kërcënojë edhe me zgjedhje. Mirëpo pa konstituimin e Kuvendit, nuk mund të shpallen zgjedhje të reja.
Ndërkaq, Veprimin që do ta kryej, po filmohet nga një bashkëpartiak. Si dhuratë që Paris Guri i LDK-së e përmendi se do ta votonte për kryetar Kuvendi para ca ditësh deputeti i Vetëvendosje, Agim Bahtiri të premten këtij ia solli një biberon më qumësht, raporton Klan Kosova.
Peshqeshin që simbolizon moshën e tij të re, Guri më pas e hedh në kosh të mbeturinave.
Krejt kjo në vazhdimin e seancës konstituive që këtë 25 prill pati serinë e 6-të e cila nuk nis pa ardhur edhe Albin Kurti. Por, shefi i VV-së nuk do të nënshkruhet pa rend, edhe kur i kërkohet.
Numri dy në këtë parti, përshëndet nga larg edhe këtë herë grupin e PDK-së.
Në ndërkohë Kurti, duket se gjen një pajtim me deputetin e koalicionit VAKAT.
E për një të tillë, bën thirrje kryesuesi i seancës Avni Dehari krejt në nisje të premten.
Një këso lutje ndaj rivalëve në sallë e ka edhe Glauk Konjufca kur del të propozon kandidaten e njëjtë për shefe të parlamentit për të katërtën herë.