Enis Gërxhalija, me prejardhje nga qyteti i Vushtrrisë, është një storje suksesi në vete.
Ai sot ka diplomuar në Universitetin prestigjioz të Oxfordit, në Britani të Madhe.
Enisi përfundoi me sukses Masterin e Fizikës, duke marrë edhe diplomën në këtë drejtim.
Me të marrë diplomën, Enisi nuk hezitoi të shpalosë flamurin e Kosovës.
Ai jeton prej vitesh në Liverpool ku edhe është profesor i lëndës së fizikës.
