Të premten një person ka raportuar se dikush ka shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar me armë zjarri kishte shtënë në drejtim të shtëpisë së tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”.