GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vuçiqi pasi KFOR-i ia refuzoi kthimin e ushtarëve në Kosovë: Do të zhvilloj bisedime të rëndësishme me Derek Chollet

08/01/2023
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Vuçiqi pasi KFOR-i ia refuzoi kthimin e ushtarëve në Kosovë: Do të zhvilloj bisedime të rëndësishme me Derek Chollet
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar bisedime të rëndësishme me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili javën e ardhshme do ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.

Ndërkombëtarët e dënuan aktin e plagosjes së dy të rinjve serbë dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dje në një deklaratë falënderoi autoritetet e Kosovës që e kapën shpejt të dyshuarin. Por kjo e ka indinjuar Vuçiqin i cili dëshiron t’i portretizojë ndërkombëtarët si kundër serbëve, duke e lidhur këtë edhe me përgjigjen negative që e mori nga KFOR-i lidhur me kërkesën për dërgimin e trupave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë.

“Kjo flet për të gjithë ata dhe për qëndrimin e tyre ndaj popullit serb. Nuk prisja përgjigje ndryshe nga KFOR-i. Dhe pyetja është nëse do të shkohet në seancën e Këshillit të Sigurimit. Në vendin tonë janë dy grupe që ushtrojnë presion për shkak të Kosovës. Disa janë të ashtuquajtur patriotë që vetëm i bëjnë probleme vendit të tyre. Ata do të kërkojnë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nesër shkojmë, në rregull, rusët do të na mbështesin. Dhe çfarë do të bëjmë atëherë? Ata do të votojnë që të mos kthehet ushtria dhe policia serbe. Çfarë do të bëjmë pas asaj seance, le ta lëmë Kurtin të komentojë se si këtë e ka refuzuar edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, ka thënë Vuçiq

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet javën e ardhshme do ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën. Vuçiq njoftoi për këtë duke thënë se ai është një njeri shumë i rëndësishëm dhe se do të zhvillojë bisedime të rëndësishme me të.

“Ai nuk ka njeri që e urdhëron në Departamentin e Shtetit, ndoshta vetëm Jake Sullivan. Ai është një njeri shumë i rëndësishëm”, tha Vuçiq.

Tags: Aleksadar VuçiqDerek CholletJaffrey Hovenier
ShareTweetShare
Previous Post

Rusët po mobiliozojnë mercenarë nga Ballkani

Next Post

Sot i jepet lamtumira e fundit mjekut që vdiq gjatë orarit të punës

Next Post
Sot i jepet lamtumira e fundit mjekut që vdiq gjatë orarit të punës

Sot i jepet lamtumira e fundit mjekut që vdiq gjatë orarit të punës

Lajmet e fundit

Ky është i dyshuari për vrasjen e dy izraelitëve në Washington (Video)

Ky është i dyshuari për vrasjen e dy izraelitëve në Washington (Video)

22/05/2025
Mësimdhënësit e Prishtinës pa shtesa tash e 3 muaj, Komuna mbyll sy e vesh për borxhin prej mijëra euro

Mësimdhënësit e Prishtinës pa shtesa tash e 3 muaj, Komuna mbyll sy e vesh për borxhin prej mijëra euro

22/05/2025
Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

22/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ky është i dyshuari për vrasjen e dy izraelitëve në Washington (Video)

Ky është i dyshuari për vrasjen e dy izraelitëve në Washington (Video)

22/05/2025
Mësimdhënësit e Prishtinës pa shtesa tash e 3 muaj, Komuna mbyll sy e vesh për borxhin prej mijëra euro

Mësimdhënësit e Prishtinës pa shtesa tash e 3 muaj, Komuna mbyll sy e vesh për borxhin prej mijëra euro

22/05/2025
Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.