Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic do ta vizitojë Tiranën më 20 dhe 21 dhjetor në kuadër të iniciativës rajonale ‘Open Balkan
Takimi do të organizohet nga kryeministri Edi Rama dhe në të do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Takimi paraprak i “Open Balkan” është mbajtur në nëntor në Beograd dhe në atë takim Vuçiq pat deklaruar se në takimin e radhës në Tiranë do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi lidhur me lejet e punës, shkruan b92.
Marrëveshja nënkupton lejen e punës që lëshohet nga tri shtetet pjesëmarrëse të “Open Balkan” dhe do të jetë valide në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni të Veriut.
Kujtojmë që Kosova i ka thënë jo kësaj iniciative, derisa SHBA’të e kanë mbështetur.