Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic pas takimit me Kurtin paralajmëroi një vizitë në Kosovë. E, për këtë po i njëjti u pyet nga gazetarët nëse e ka pyetur Albin Kurti për një vizitë të tillë.
Pak më vonë, për takimin u deklarua edhe kryeministri Kurti e ku gazetarëve në mes shumë pyetjeve nuk iu iki as kjo.
“A e keni parë kërkesën”, pyet fillimisht Kurti – gazetarin, për të vazhduar më pasë, “Kur të na e dërgojë kërkesën do ta analizojmë me seriozitetin dhe sinqeritetin më të lart”, tha Kurti.
Kujtojmë se pas katër muajsh nga takimi i fundit mes Kurtit dhe Vucicit, as kësaj radhe nuk pati një marrëveshje mes dy palëve.
Ky takim u ndërmjetësua nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell dhe i dërguari i posaqëm për dialogun, Miroslav Lajcak.