Kosovës po i kërkohet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Lidhur me këtë çështje pas takimit me Macronin ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic.
Ai ka thënë se nuk pranon që çështja e Asociacionit të diskutohet në kuadër të planit franko-gjerman, shkruan RTV, transmeton Express.
“Si mendoni ju që dikush na jep diçka neve të cilën duhet ta marrim përmes një lloj marrëveshje finale, e që duhet ta kishim marrë në marrëveshjen e parë. Ne jemi të vegjël dhe të dobët, Unë veçanërisht s’jam i zgjuar, por s’jam as idiot. S’ka të bëj asgjë me diçka të tillë “, ka thënë Vuçiq kur është pyetur për spekulimet mediatike se ka një plan që Asociacioni të diskutohet brenda planit franko-gjerman.