Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Vuçiq do të vijë në Kosovë sot në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok, transmeton KP.
Në ora 15:00 do të qëndrojë në Ujman [Gazivodë],
Në ora 15:40 në Leshak,
Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak,
Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e sporteve në Leposaviq,
Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,
Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,
Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,
Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe
Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje./Telegrafi/