Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij rus, Vladimir Putin në Moskë.
Sipas tij, skema që mund të përdorë president i Serbisë me anë të këtij takimi, përfshin një plan kundër Kosovës dhe për këtë, i duhet ndihma e Rusisë, Kremlinit.
“Dihen marrëdhëniet prioritare mes Serbisë dhe Rusisë, janë të konsoliduara dhe Serbia me politikën e saj në raport me rajonin e Ballkanit veçanërisht ndaj Kosovës, nuk do ishte në këtë stad që është sot pa mbështetjen e Rusisë. Një problematkë në Rajon, Evropë dhe më tej, është dhe Bosnja-Hercegovina me politikat seperatiste të Republikës Sërpska, natyrisht përçohen nga ish presidenti Dodik. Nga ana tjetër kisha ortodokse ruse luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e këtij boshti që prek edhe Serbinë”.
“Vajtja e Vuçiqit në Moskë është jo vetëm për të forcuar aleancën e tij me Kremlinin, por për të marrë edhe disa impute politike nga Kremlini për ti përdorur për atmosferën e tij të brendshme në Serbi|.
Shumë shpejt do ti vijë radha e diskutimit edhe çështjes mes marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Serbia po përgatitet edhe në këtë radhë dhe ndaj i duhet një dorë nga Kremlini për të vazhduar politikën e saj kundërshtuese dhe agresive kundër Kosovës. Vuçiç kërkon të marrë një lloj mbështetje dhe fuqie nga Kremlini”, shtoi Sokol Gjoka, raporton Euronews.al,