Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se fuqitë perëndimore do të vijnë me një “ide gjeniale” për sa i përket statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas Vuçiqit, kjo “ide gjeniale” parasheh dërgimin në Beograd të statutit të Asociacionit dhe se për këtë s’do “pyesin asgjë”, shkruan Kossev.
Kujtojmë se Bashkimi Evropian ia ka bërë tri kërkesa Kosovës për sa i përket shtensionimit të situatës në veri të vendit.
Sipas BE-së, Kosova duhet që menjëherë të shpallë zgjedhje të reja atje, largimi i policisë nga objektet e komunave dhe themelimi i Asociacionit.