Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur para takimit që pritet ta zhvillojë me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Vuçiq ka thënë se në takim me Lajçakun do të shohë se “çfarë mund të bëhet” dhe jo “çfarë mund të ëndërrojë” në raport me dialogun me Kosovën.
Ai ka thënë se gjatë takimeve me Lajçakun, do të diskutohet se çfarë mund të bëhet në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Vuçiq thënë se nuk ka kuptim nëse nuk diskutohet nëse nuk zbatohet Asociacioni.
“Nëse dikush nuk është i gatshëm as të flasë, e lëre më të zbatojë Bashkimi i Komunave Serbe… nuk ka kuptim.” – ka thënë ai shkruajnë mediat serbe.
Më tej, ai ka bërë të ditur se të mërkurën ose të enjtën do të deklarohet për Kosovën.
“Do të flas para udhëtimit në Ohër dhe do të them se si e shoh gjithçka dhe çfarë duhet të bëjmë në periudhën e ardhshme. Të mërkurën ose të enjten do të flas me lajme për Kosovën” – është shprehur Vuçiq.
Ndryshe, pas vizitës që pati në Kosovë, Lajçak sot dhe nesër do të qëndrojë në Beograd.