GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vuçiq pas fyerjes në llogari të BE-së: Nuk jam as i dehur, e as budalla

02/12/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Vuçiq pas fyerjes në llogari të BE-së: Nuk jam as i dehur, e as budalla
Share on FacebookShare on Twitter

Pas deklaratës pompoze të Vuçiqit se do ta bojkotojë samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë për shkak të reagimin, siç tha ai, “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Rashiqit ministër në Qeverinë e Kosovës, pasoi vizita e komisarit evropian për politikë fqinjësore Oliver Varhelyi në Beograd.

Pas takimit me të, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka ndërruar fjalët dhe ka deklaruar se “megjithatë do ta shikojë mundësinë për pjesëmarrje në këtë samit”

Më lejoni t’u them të gjithëve – nuk jam as i çmendur, as i dehur, as budalla”. Sepse krejt çfarë pi, pi çaj kamomili. Mirëpo, i tregova Varhelyi-t gjithçka çfarë kishte ndodhur që nga fillimi i vitit dhe se si çdo lloj mundësie për një bisedë normale me Prishtinën gradualisht po shembet. Nuk u pendova për asnjë fjalë. Gjithçka që thashë për Kurtin, Rashiqin dhe Trajkoviqin – edhe mendoj. Gjithçka që thashë dje, e nënshkruaj sot. A duhet të kisha përdorur një fjalor më burokratik, diplomatik? Ndoshta. Por ju lutem a do të kishte folur dikush ndryshe”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se në Serbi në janar është mbajtur referendum, por Prishtina nuk ka lejuar që të mbahet në territorin e Kosovës.

Pastaj kemi një situatë në prag të konfliktit. Pse kemi çdo javë nga një krizë. Më pas e shpikën një tregim për letërnjoftimet, pastaj targat… Pastaj thanë se nuk do të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe, dhe pastaj e suspenduan Nenad Gjuriqin… Çfarë ka më pas. Për nëntë muaj na sulmojnë se ne do të sulmojmë dikë në rajon dhe nëntë muaj po gënjejnë”, tha ai , transmeton Paparaci.

Vuçiq tha se në fund të fundit nuk ka kuptim që përfaqësuesi i Serbisë të shkojë në Tiranë për Samitin e BE-së, por se nuk e ka problem ta shqyrtojë edhe një herë këtë vendim.

“Ana (Bërnabiq) më tha mbrëmë se njerëzit nga Bashkimi Evropian mendojnë se është shumë e rëndësishme që Serbia të përfaqësohet në Tiranë në Samit. Jam gati të dëgjoj, i thashë Varhelyi-t se nuk është fjala për deklaratën dhe mendjemadhësinë time. Nuk është problem për mua të anuloj vendimin tim, nëse shoh se ka ndonjë mundësi dhe ndonjë kuptim për të thënë diçka. Qëndrimi i Anës (Ana Bërnabić, kryeministre e Serbisë) dhe i Oliverit (Varhelyi) është se ne duhet të jemi pjesë e tij. Do të marrim një vendim në ditët në vijim”, ka thënë ai.

Të përkujtojmë, hiç më larg se mbrëmë, Vuçiq ka deklaruar se “Askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë më 6 dhjetor, ndërsa ju shkoni, merrni mëditje, udhëtoni si të keni qejf, të gjithë ju nga Evropa, të gjithë ju nga Ballkani Perëndimor, dhe pastaj “lëshoni bajga” se si Serbia është fajtore për diçka”.

Tags: Aleksadar Vuçiqi
ShareTweetShare
Previous Post

Gjilani stoliset me flamuj zviceran, “për hatër” të Shaqës!

Next Post

Sokol Halili vret veten

Next Post
“Mbajtës i familjes, pendim i sinqertë”, arsyet se pse vrasësi Sokol Halili u dënua vetëm me 300 euro gjobë

Sokol Halili vret veten

Lajmet e fundit

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.