As deputetët e as qytetarët nuk e dinë saktësisht se çfarë po kërkohet nga Serbia dhe cila ka qenë përgjigja përgjigja e saj për propozimin franko gjerman, shkruajnë mediat serbe.
Sipas këtyre shkrimeve, askush nuk e ka parë propozimin zyrtar të Gjermanisë dhe Francës dhe as përgjigjen e Serbisë.
Vuçiq u ka thënë mediave javën që shkoi në Paris se propozimit franko – gjerman i është përgjigjur me një kundërpropizim apo një “non paper” (dokument i formës jo zyrtare).
“Ne si deputetë e as si anëtarë të Komisionit për Kosovë nuk e kemi parë atë propozim, së dyti kush e ka autorizuar dhe nga cila platformë është përgjigja dhe refuzimi i planit për të cilin nuk dimë asgjë. Mund të themi hipotetikisht nëse është plani i dy Gjermanive apo sipas asaj që shkruhet aty, po flasin për Kosovën dhe Serbinë, duke i trajtuar si shtete të barabarta”, thotë deputetja e Partisë Popullore Sanda Rashkoviq Iviq.
Mediat në Serbi, rikujtojnë se Aleksandar Vuçiq qe 10 vite kur është fjala për Kosovën dhe gjithçka vendos vetë, dhe se deri më tani asnjëherë nuk i ka pyetur deputetët
“Pra, edhe tani nuk jemi fare të njohur me planin e Macron dhe Sholc, nuk e dimë se çfarë po planifikon të bëjë shteti, kështu që jemi absolutisht jashtë loje kur vjen puna për të marrë vendime për këtë temë”, thekson Ivan Kostiq nga Dveri (parti nacionaliste në Serbi).
Por ka ndonjë deputet që thotë se di diçka për planin dhe thonë se nuk duhet refuzuar menjëherë.
“Sigurisht që ai dokument nuk duhet refuzuar paraprakisht, por duhet të përpiqemi ta përmirësojmë në favorin tonë. Para së gjithash, në drejtim të garantimit të mbrojtjes së serbëve dhe pronës dhe trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë. Duke qenë se në të ardhmen nuk do të jemi më të rinj, është e vështirë që ofertat e radhës të jenë më të mira se kjo”, thotë Pavle Grbovic nga Lëvizja Qytetarët e Lirë.