Pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Vuçiq ka deklaruar para gazetarëve se kryeministri i Kosovës “nuk ishte i gatshëm të pranojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.
Ai ka shtuar se BE-ja do të kërkojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.
Nuk e di nëse kjo do të bëhet në të ardhmen… Nga gjithë ato tregime të mëdha, asgjë e veçantë, por është e rëndësishme që kemi biseduar”, tha ai.
Ai ka shtuar se Kurti “ka ardhur në Bruksel me qëllim që të nënshkruajë diçka”.
Kurti erdhi me idenë për të nënshkruar diçka, ne nuk e morëm në konsideratë këtë”, tha ai, transmeton Paparaci.
“U pajtuam që duhet të vazhdojmë të flasim. Sido që ta shikoni, Asociacioni është i pari. Kam frikë se kjo është pengesa më e madhe”, ka thënë Vuçiq.
Këto janë obligime që duhet të përmbushen në periudhën e ardhshme, tha Vuçiq.
Ai ka shtuar se “nuk kemi ende një udhërrëfyes”.
Vuçiq ka vlerësuar se në përgjithësi kanë pasur një takim “të vështirë” dhe ka shtuar se është i bindur se do të ketë edhe shumë takime në periudhën e ardhshme.
“Më 18 mars, ne duhet të shihemi në territorin e Maqedonisë së Veriut, pastaj Borrell do të vizitojë rajonin”, tha ai.
“Ne kemi insistuar në formimin e Asociaconin”, ka përsëritur ai.