Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të shkojë në Bruksel që të takohet me kryeministrin e Kosovës ,Albin Kurti.
Ai psa një takimi që pati me kryeministrin hungarez, Viktor Orban ka shtuar se nuk do ta realizojë takimin me shefin e ekzekutivit kosovar derisa siç tha ai “çdo serb i arrestuar të lirohet” dhe kryetarët e rinj dhe policia e Kosovës të tërhiqen nga veriu.
“Me Viktorin kam biseduar për gjithçka që po ndodh rreth Kosovës, kam shkuar në bisedime për 11 vjet, kam marrë pjesë në të gjitha bisedimet… Gjithmonë kemi dashur të arrijmë kompromise për të ruajtur paqen. Ne ia dolëm dhe përparuam më shpejt. .. Besuam se e gjithë kjo ishte e mundur derisa erdhi në pushtet Kurti, i cili kurrë nuk donte të fliste… Ai kurrë nuk donte të dëgjonte… “
“Nuk do të flas me Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar dhe derisa kryetarët e tyre të largohen nga komunat. E dini, Kurti ka gjëra më të rëndësishme për të bërë në Vatikan, për të kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shtoi Vuçiq