Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar “një krizë të madhe” në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Vuçiq tha se të mërkurën në një konferencë për media përmendi “rezistencën e serbëve”.
“Kur e kuptuan se nuk mund të kalonte, atëherë u përpoqën ta zgjidhin situatën në veri në mënyrë racionale, ku po afron një krizë e madhe, sepse Albin Kurti vërtet mendon se sundon me 3-4 për qind të votave, e disa nga QUINT-i i përkrahin, sepse mendojnë se do ta thyejnë rezistencën e serbëve, përgjithmonë, duke i gjetur ata që do t’u shërbejnë edhe në veri, për të sunduar kështu…”, tha Vuçiq.
Ai u pyet se çfarë do të ndodhë më 28 maj, ndërsa tha se ka kuptuar “se ka një plan për t’i dëbuar serbët nga Kosova”.
Më tej Vuçiq përsëriti fjalët e zakonshme se si “do të bëj çmos për ta ruajtur paqen”.
“Do të doja që shumë njerëz në vend, autoritetet shtetërore të jenë më të zellshëm se ata dhe jam fajtor që i jam përkushtuar ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë, që të mos hyjmë në luftëra, të mos humbasin fëmijë. si dhe për progresin ekonomik të vendit, sepse nuk mund të bëjmë asgjë nëse ekonomia jonë nuk përparon”, tha ndër tjerash Vuçiq.