Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi do t’i dërgojë kërkesë komandantit të KFOR-it që të sigurojë hyrjen e ushtrisë serbe në territor të Kosovës.
Vuçiq tha se e di që një kërkesë e tillë do të refuzohet, por sipas tij, është mirë që të dihet se një kërkesë e tillë është bërë, ashtu që askush të mos thotë se s’ka ardhur kurrë një gjë e tillë nga pala serbe.
Përmes një konference për media, Vuçiq ka akuzuar Kosovën për mosimplementim të Marrëveshjeve të Brukselit.