GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Vuçiq diskuton për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n

19/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Vuçiq fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë

Serbian President Aleksandar Vucic speaks during a public address in Belgrade, Serbia, Friday, Sept. 13, 2024. Serbia on Friday demanded that an election be held and ethnic Serbs return to police and judiciary in a Serb-populated northern region of Kosovo where tensions have fueled fears of instability and new armed clashes. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështjesh për t’i diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në prag të takimit me të në Bruksel.

Ai e ka përmendur nevojën e diskutimit për marrëdhëniet bilaterale mes Serbisë dhe NATO-s, për situatën në Bosnje-Hercegovinë dhe për marrëdhënien e Serbisë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR dhe “Kosovën dhe Metohinë” – referencë për shtetin e Kosovës.

“Nuk e di nëse kjo darkë do të jetë e mjaftueshme që t’i diskutojmë të gjitha këto tema. Mark Rutte ka qenë shumë i drejtë me Serbinë deri më tani dhe i jam mirënjohës”, ka thënë presidenti serb përmes një postimi në Facebook, duke thënë se shpreson që në të ardhmen do të ekzistojë një bashkëpunim më i mirë mes Serbisë dhe NATO-s.

Më herët gjatë ditës, ai është takuar me Komisionaren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, dhe zyrtarë të tjerë në Bruksel, prej ku ka thënë se shpreson që Beogradi do t’i hapë kapitujt e rinj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve më 19 mars se me zyrtarët në Bruksel ka diskutuar për obligimet e Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit.

“Ne duhet të jemi më në përputhje me BE-në sa u përket deklarimeve për politikë të jashtme dhe ndonjëherë të votojmë për disa deklarata që kanë të bëjnë me Federatën Ruse, ndonëse për këtë nuk mund të premtoj, sepse nuk gënjej dhe nuk dua t’i gënjej as ata”, ka thënë Vuçiq.

Rruga e Serbisë drejt BE-së është bllokuar prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, për shkak të refuzimit të Beogradit që t’iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, dhe ka vazhduar kultivimin e lidhjeve të ngushta me Moskën.

Një grup i deputetëve të BE-së dhe grupe të ndryshme politike i kanë bërë thirrje shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që të rishqyrtojë një takim të paralajmëruar me Vuçiqin, dhe që të “dërgojë mesazh të qartë se Serbia ka nevojë për qeveri kalimtare”, pas dorëheqjes së Millosh Vuçeviqit nga pozita e kryeministrit të Serbisë.

“Takimi i shefes së Komisionit me Vuçiqin dërgon sinjal për t’u brengosur, marrë parasysh krizën e rëndë politike në Serbi”, kanë thënë deputetët e BE-së në një letër dërguar von der Leyenit, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Në të është thënë se në muajt e fundit, Serbia është përballur me “protestat më të mëdha në historinë e shtetit” dhe që protestat e udhëhequra nga studentët “vënë në pah kërkesën e publikut për llogaridhënie, transparencë dhe reforma demokratike, vlera mbi të cilat është themeluar BE-ja”.

Studentët dhe qytetarë tjerë protestojnë me muaj në Serbi, duke kërkuar llogari prej autoriteteve për vdekjen e 15 personave si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Studentët kanë mbajtur protestë masive më 15 mars në qendër të Beogradit dhe janë zotuar se do t’i vazhdojnë marshet, pavarësisht se autoritetet pretendojnë se i kanë plotësuar kërkesat e tyre, raporton REL.

Tags: Bashkepunimnatovucic
ShareTweetShare
Previous Post

Koha: Peci pagoi 66 mijë për largim të mobiljeve që nuk ekziston në ish-selinë e AAK-së

Next Post

Shtrenjtimi i rrymës për të tretën herë “i domosdoshëm”, thotë Kryetari i Bordit të ZRrE-së

Next Post
Shtrenjtimi i rrymës për të tretën herë “i domosdoshëm”, thotë Kryetari i Bordit të ZRrE-së

Shtrenjtimi i rrymës për të tretën herë “i domosdoshëm”, thotë Kryetari i Bordit të ZRrE-së

Lajmet e fundit

PD fiton 2 mandate në Kukës, PS 1, ja deputetët

Zgjedhjet në Shqipëri, lista me 10 kandidatët më të votuar, vetëm dy nga PD

15/05/2025
Deputeti i PDK-së: Votimin e fshehtë e kisha pranuar, nëse VV i kërkon Listës Serbe të dalë nga salla

Behrami takon kongresmenin, Keith Self, diskutojnë për padrejtësitë në Hagë

15/05/2025
Peci: S’ka negociata për Kuvendin, i takon VV-së Kryetari

Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti

15/05/2025
Memli Krasniqi: Takimi me presidenten s’ke pozitiv, i propozova që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Memli Krasniqi: Kurti nuk i ka votat as për Albulena Haxhiun as për vetvetën

15/05/2025
Azemi: 100 mijë punëtorë më pak brenda një tremujori, pasqyrë e politikave të dështuara

Azemi: 100 mijë punëtorë më pak brenda një tremujori, pasqyrë e politikave të dështuara

15/05/2025
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, kamioni godet veturën

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, kamioni godet veturën

15/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
PD fiton 2 mandate në Kukës, PS 1, ja deputetët

Zgjedhjet në Shqipëri, lista me 10 kandidatët më të votuar, vetëm dy nga PD

15/05/2025
Deputeti i PDK-së: Votimin e fshehtë e kisha pranuar, nëse VV i kërkon Listës Serbe të dalë nga salla

Behrami takon kongresmenin, Keith Self, diskutojnë për padrejtësitë në Hagë

15/05/2025
Peci: S’ka negociata për Kuvendin, i takon VV-së Kryetari

Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti

15/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.