Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar në rrjetet sociale pas takimit me zyrtarët evropianë, Joseph Borrell dhe Mirosllav Lajçak.
Ai ka falënderuar qytetarët e Serbisë për përkrahjen që i kanë dhënë delegacionit serb në Bruksel.
“Faleminderit të gjithëve që kanë besim në udhëheqjen e tyre shtetërore dhe që besojnë se do të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi kanë pritur sot në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi i Borrellit dhe Lajçakut me Vuçiqin, ka filluar pas takimit të mbajtur midis tyre dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Pas orës 17:00, pritet të mbahet një takim i përbashkët i lehtësuesve të dialogut me të dyja palët.