Dy të rinj serbë sot pasdite janë plagosur me armë zjarri në Shtërpcë. Për këtë akt është arrestuar një i dyshuar. Pas plagosjes, serbët janë mbledhur në Gotovushë dhe e kanë bllokuar rrugën Shtërpcë-Ferizaj. Pas intervenimit të Policisë së Kosovës, rruga është liruar pa incidente.
Ndërkohë, politikanët serbë dhe mediat në Serbi këtë rast po e shfrytëzojnë për të goditur Kosovën dhe shqiptarët, duke i dhënë konotacion ndëretnik.
Politikë dhe propagandë me plagosjen e të rinjve serbë ka bërë sonte edhe Aleksandar Vuçiq