Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka mbajtur sot një konferencë për media pasi një grup terrorist, që sipas krerëve të institucioneve të Kosovës kishte mbi 30 persona, ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë.
Vuçiq në konferencë duke e luajtur viktimën si gjithmonë, është lëshuar edhe në krahasime banale, duke thënë se kur kishte ndodhur konflikti në Maqedoninë e Veriut “bota atë e kishte ndalur duke negociuar e duke bërë marrëveshje”, derisa sot sipas tij “thanë vrisni të gjithë”.
Kreu i shtetit serb tutje ka përmendur edhe ushtarët e UÇK-së, duke thënë se për perëndimin ata ishin luftëtarë të udhëhequr nga Adem Jashari “dhe jo nga terroristët”.
Sipas ish-ministrit të proapgandës së Milloshevhiqit “duket që vetëm serbët janë terroristë gjithmonë”.
“Kur kishte kësi lloj konflikti në Maqedoni atëherë sot në Maqedoninë e Veriut, bota atë e ndalte duke negociuar dhe duke bërë marrëveshje sot thanë : vrisni të gjithë. Kur Serbia shkoi në Drenicë që të qerojë hesapet me ata që donin ndaheshin nga shteti i njohur ndërkombëtarisht (Jugosllavia), ata (ndërkombëtarët) thanë se ata janë luftëtarë të lirisë të udhëhequr nga Adem Jashari e jo nga terroristët. Duket që vetëm serbët janë terroristë gjithmonë. Kjo është një mësim për ne që ta dimë se me kë kemi punë dhe të dimë atë se çfarë plane kanë për ne. Keni mundur të dëgjoni sot se gjithçka erdhi nga Beogradi, se Serbia e bëri gjithë këtë dhe kjo flet mjaft çfarë qëllime kanë nga Roth (deputeti gjerman) deri te Fhelinger që bëri thirrje për bombardim të Beogradit”, ka thënë Vuçiq.