Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar për pesë lëvizje të reja që ai dhe shteti i Serbisë do t’i ndërmarrin në raport me Kosovën.
Në fjalimin e tij të paralajmëruar ai tha se pikat ajën “Kosova zonë e mbrojtjes së veçantë”, pastaj “rezistencë e institucioneve serbe ndaj Kosovës”, “krijimi i një prokurorie speciale” dhe “vendim për paligjshmërinë e të gjitha organeve dhe institucioneve arsimore në territorin e Kosovës pas shpalljes së paligjshme të pavarësisë dhe mosekzistencës së të gjitha akteve të tyre që janë miratuar ose do të miratohen”.