GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vuçiç kërcënonte me luftë, ju ishit me pushime”, Xhaferaj i ashpër me qeverinë: Injorimi i kërkesës tonë për Kosovën tregoi fytyrën tuaj të vërtetë

17/01/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Vuçiç kërcënonte me luftë, ju ishit me pushime”, Xhaferaj i ashpër me qeverinë: Injorimi i kërkesës tonë për Kosovën tregoi fytyrën tuaj të vërtetë
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj u tregua i ashpër me qeverinë, pasi kjo e fundit ka injoruar kërkesën e opozitës për të ftuar në komision deputetë të Kosovës, të cilët të kishin mundësi të dëgjonin se cilat janë politikat e jashtme, të mbrojtjes dhe sigurisë, të Shqipërisë.

Xhaferaj tha se përgjigja një muaj më vonë me justifikimin se ishit me pushime tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë shqiptare në raport me Kosovën, në një kohë kur situata në veri ishte e përshkallëzuar dhe Vuçiç kërcënonte me luftë.

Kërkesa është bërë që në datën 19 dhjetor, duke pasur parasysh përshkallëzimin që kishte situata në veri të Kosovës në atë kohë, është e parecendentë dhe e papranueshme që qeveria i përgjigjet sot kërkesës së opozitës, thuajse një muaj më vonë.

Është e një nëpërkëmbje e qeverisë në raport me Kuvendin. Në këtë kërkesë, kam kërkuar që në komision të ftohen edhe deputetë të Kosovës, të komisoneve përkatëse të sigurisë. Nuk kishte asgjë të keqe që ata të vinin.

Thjesht injorimi i kërkesës tonë për t’i ftuar tregon fytyrën e vërtetë të bashkëpunimit të qeverisë tonë me Kosovën. Një fytyrë që vrapon që të bëjë fotografi, dhe kur ata ishin në situatën më të vështirë dhe ne kërkuam këtu që deputetët më respektivë të vinin të dëgjonin nga këto komisione se kush është politika jonë e jashtme, kush është politika jonë e mbrojtjes dhe e sigurisë, ata nuk ftohen të marrin pjesë. Nuk gjej asnjë arsye për neglizhimin e kësaj kërkese. Dhe njëkohësisht vonesa.

Dëgjoj në mënyrë joinformale që kemi qenë me pushime. Ndërsa Aleksandër Vucic deklaronte me 19 dhjetor se unë kam kaluar gjithë natën me ministrin e brendshëm dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, qeveria e shtetit amë thotë se ne kemi qenë me pushime.

Normalisht, ne kemi kërkuar këtë seancë dëgjimore për të dëgjuar kush janë politikat e jashtme dhe ato të mbrojtjes e sigurisë, është ftuar dhe ministrja e jashtme po më thanë se ajo vazhdon me arrogancën e mosprezencës në komision. Do t’i shkruajmë dhe delegacioneve të BE, sepse që në shtator kemi një kërkesë që ministri i Brendshëm të vijë në komision dhe nuk ka ardhur. Pra anashkalimin e mbikëqyrjes parlamentare, një zë shumë i rëndësishëm i kriterit politik. Vucic gjatë 2021-2022, Vucic e ka kërcënuar 4 herë Kosovën me luftë dhe ne duam të dimë ku qëndron qeveria jonë”, tha Xhaferaj.

Tags: vucicXhaferaj
ShareTweetShare
Previous Post

Çitaku ia përmend Kurtit tri skandale: Mbrojtje të Berishajt, ngecje në diplomaci, mohim i fjalës për UÇK-në e elozhe për Ivanoviqin

Next Post

Rrëfimi rrëqethës për krimet e Ivanoviqit, flet dëshmitari kryesor kundër tij

Next Post
Rrëfimi rrëqethës për krimet e Ivanoviqit, flet dëshmitari kryesor kundër tij

Rrëfimi rrëqethës për krimet e Ivanoviqit, flet dëshmitari kryesor kundër tij

Lajmet e fundit

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.