Një 30 vjeçar është vrarë sot në fshatin Pakashticë të Podujevës. Policia e Kosovës për këtë vrasje ka arrestuar si të dyshuar një 34 vjeçar.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.”, tha ajo.
Ahmeti tha se aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.