Një sulmues ose disa sulmues të armatosur e të paidentifikuar e qëlluan për vdekje ish-politikanin ukrainas, Andriy Portnov, afër një shkolle në një lagje të pasur periferike në Madrid të Spanjës.
Policia mori një telefonatë rreth orës 09:15 të mëngjesit për një shtetas ukrainas të qëlluar përpara Shkollës Amerikane të Madridit, e cila ndodhet në Pozuelo de Alarcón, thanë autoritetet për Reuters, pa e identifikuar fillimisht viktimën.
Portnov ishte një këshilltar i lartë i ish-Presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 2014,shkruan The Guardian.
Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës në shkurtin e vitit 2022, në Spanjë kanë ndodhur disa krime në lidhje me rusë e ukrainas të profilit të lartë.
Në prill të vitit 2022, një biznesmen rus i lidhur me kompaninë ruse të gazit, “Novatek”, u gjet i vdekur në atë që dukej si vetëvrasje bashkë me gruan dhe bijën, të cilat kishin pësuar plagë nga therja.
Në shkurt të vitit 2024, një pilot rus që kishte dezertuar në Ukrainë me helikopterin e tij u gjet i vdekur me plagë të shumta nga arma e zjarrit në një parking të bllokut ku banonte, afër Alicante-s./GAZETA PAPIRUS/