GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vriten 18 fëmijë e 3 të rritur në një shkollë të Teksasit

25/05/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Vriten 18 fëmijë e 3 të rritur në një shkollë të Teksasit

Law enforcement, and other first responders, gather outside Robb Elementary School following a shooting, Tuesday, May 24, 2022, in Uvalde, Texas. (AP Photo/Dario Lopez-Mills)

Share on FacebookShare on Twitter

8 fëmijë dhe tre të rritur humbën jetën të martën kur një 18 vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në Teksas. Edhe autori i sulmit vdiq.

Shkolla fillore Robb është në Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios.

Guvernatori Greg Abbott tha se i dyshuari, i identifikuar si 18-vjeçari Salvador Ramos, me sa duket u vra nga oficerët e policisë që shkuan në vendngjarje dhe se dy oficerë u goditën me armë zjarri. Guvernatori tha se plagët e tyre nuk ishin serioze.

Autoritetet thonë se i dyshuari veproi i vetëm.

Zoti Abbott kishte thënë në një konferencë shtypi disa orë pas ngjarjes se ishin vrarë 14 nxënës shkolle si edhe një mësues/mësuese. Por senatori i shtetit të Teksasit Roland Gutierrez i tha më pas CNN-it, duke cituar policinë e shtetit të Teksasit , se numri i të vdekurve ishte rritur në 18 fëmijë dhe tre të rritur.Autori i sulmit ishte banor i zonës dhe hyri në shkollë me një pistoletë, dhe ndoshta edhe me një pushkë dhe hapi zjarr, tha zoti Abbott. Ai tha se vrasësi ka të ngjarë të jetë vrarë nga oficerët që mbërritën në vendngjarje, por se ngjarja është ende duke u hetuar.

Një numër i madh policësh shkoi në vendngjarje, me oficerë të veshur me jelekë antiplumb që drejtonin trafikun dhe agjentë të FBI-së që hynin e dilnin nga ndërtesa. Zyrtarët e shkollës dhe të qytetit nuk u janë përgjigjur pyetjeve për koment.

Presidenti Joe Biden është informuar lidhur me ngjarjen, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Zoti Biden “do të vazhdojë të informohet rregullisht”, shtoi ajo.

Sulmi në Teksas ndodhi më pak se dy javë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një supermarket në Buffalo të Nju Jorkut, duke vrarë 10 persona me ngjyrë. Zyrtarët e kanë cilësuar atë sulm një krim urrejtjeje.

Uvalde ka 16,000 banorë. Qyteti është rreth 120 kilometra larg kufirit me Meksikën. /VOA

ShareTweetShare
Previous Post

Ahmeti për Kurtin: Asnjë kryeministër nuk duhet të largohet nga vendi për më shumë se 4-5 ditë

Next Post

Ky është parashikimi i motit për dy ditë

Next Post

Ky është parashikimi i motit për dy ditë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.