Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona nën dyshimin për vrasje në tentativë, në Podujevë.
Sipas policisë tre persona janë përleshur mes veti. Ata gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor.
Si pasojë njëri ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor.
“Podujevë 05.07.2023-12:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor. Si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishekë, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor. Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.