Një burrë 34 vjeçar ka mbetur i vdekur dhe një grua e plagosur në mesditën e së hënës në Podujevë.
Në lidhje me këtë rast është ndaluar një person, ka konfirmuar, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar, në rastin e vrasjes së rende në Podujevë”, u shpreh Ulaj.