GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Vrasja në ‘Bon Vivant’: Avokatja njofton lirimin e njërit prej të dyshuarve

29/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Reagon Bon Vivant pas vrasjes të  së premtës, tregon kur hapet
Share on FacebookShare on Twitter

Më 4 gusht ndodhi një vrasje në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, e 17 persona të tjerë mbetën të lënduar.

Ndërkaq, sot është raportuar se njëri nga të arrestuarit që ishte i implikuar në këtë rast, është liruar.

Avokatja, Teuta Beka Bunjaku, e ka konfirmuar për Paparacin lirimin e Gëzim Zakutit, pas marrjes në pyetje nga Prokuroria.

“Po sot e kanë liruar, pas marrjes në pyetje në Prokurori”, tha ajo shkurtimisht të martën, për Paparacin.

Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç) tre të dyshuarve Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti, nën dyshimin për përfshirje në rastin e 4 gushtit në “Bon Vivant”, ku si pasojë e të shtënave me armë vdiq 39-vjeçari Kastriot Ramadani., transmeton Paparaci.

Pajaziti dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, në kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kurse, Gecaj dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”, “Mbajtja në pronësi, në kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kurse, i pandehuri Zakuti dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”, përcjell Paparaci.

Ndërsa, i dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht kishte njoftuar se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale.

E, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e pati bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në “Bon Vivant”.

Lidhur me rastin e 4 gushtit, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftonte se 17 persona ishin lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Rasti dyshohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve.

Tags: Bonvivantvrasja
ShareTweetShare
Previous Post

U nisën drejt Ulqinit, tre kosovarëve iu ndodhi më e keqja gjatë rrugës

Next Post

‘Nervozohet’ Klismani i Besnik Bislimit: Qytetarët lëvizin pa viza nga 1 janar 2024, Kurti e zhbllokoi procesin

Next Post
Situata në Veri, vjen lajm shumë i keq për liberalizimin e vizave për Kosovën

'Nervozohet' Klismani i Besnik Bislimit: Qytetarët lëvizin pa viza nga 1 janar 2024, Kurti e zhbllokoi procesin

Lajmet e fundit

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

18/05/2025
Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

18/05/2025
Konfiskohen pesë motoçikleta pa dokumentacion në Ferizaj

Konfiskohen pesë motoçikleta pa dokumentacion në Ferizaj

18/05/2025
Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

18/05/2025
Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

18/05/2025
Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.