GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Vrasja e rëndë në ‘Bon Vivant’, lirohet nga paraburgimi edhe Hisni Geci

29/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Vrasja e rëndë në ‘Bon Vivant’, lirohet nga paraburgimi edhe Hisni Geci
Share on FacebookShare on Twitter

Një përleshje e armatosur që rezultoi me vrasjen e 39-vjeçarit, Kastriot Ramadani, teksa mbetën të lënduar e të plagosur edhe 17 persona të tjerë, tronditi kryeqytetin natën e 4 gushtit. I ndalur ishte edhe Hysni Geci.

Ky i fundit, siç njofton Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, është liruar nga masa e paraburgimit.

“Me kërkesë të Prokurorisë, është liruar nga masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit, pasi kanë pushuar kushtet për caktimin e kësaj mase”, konfirmoi Gashi.

Më herët është konfirmuar edhe lirimi nga paraburgimi i Gzim Zakutit. Lajmin e tha avokatja e tij Teuta Beka-Bunjaku.

“Është marrë në pyetje në Prokurori. Sot e kanë liruar, ama nuk kanë vendim akoma”, tha avokatja e tij për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, i dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati, ndërsa i dyshuari Andi Pajazitaj pas trajtimit që ka marrë në QKUK është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. Kurse, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në “Bon Vivant”.

Lidhur me rastin e 4 gushtit, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kishte njoftuar se 17 persona janë lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra. Rasti dyshohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve.

Policia e Kosovës e kishte konfirmuar në orët e para të 5 gushtit se në incidentin që ka ndodhur në një lokal në qendër të Prishtinës ka persona të plagosur me armë zjarri, por edhe nga copat e xhamave.

Tags: Bongecihysnilirimvivantvrasja
ShareTweetShare
Previous Post

Ismaili për fjalimin e Kurtit: Kosova me 95% për BE-në, përfundoi e sanksionuar dhe e izoluar

Next Post

Ky është parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Next Post
Sot mot më i freskët dhe me vranësira, nga nesër temperaturat nisin të rriten

Ky është parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Lajmet e fundit

“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.