Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar një seancë tejet e rëndësishme, ajo e vrasjes së Liridona Ademajt.
Të dyshuarit në këtë rast u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, të prangosur në këmbë e në duar.
E me të filluar seanca të dyshuarit janë pyetur edhe për prezantimin e shkurtër të tyre, ndër të tjerash nëse janë të punësuar apo cila është gjendja e tyre civile.
Njëri prej të akuzuarve në këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla. Nga trupi gjykues Kokalla është pyetur nëse është i punësuar, meqë rast deklaroi se është ushtar i FSK-së.
“Jam ushtar i FSK-së. Gjendja ekonomike e mesme “deklaroi ai.
Po ashtu u theksua se ai është shtetas i Kosovës.