GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vrasja e Haxhi Ahmetit me eksplozivë në Gjakovë/ I dyshuari ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

19/04/2021
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Haxhi Ahmeti është vrarë me eksplozivë, të cilët ishin vendosur në kutinë postare afër derës së shtëpisë së tij, mëngjesin e 14 tetorit në vitin 2018, në Smolicë të Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Si i dyshuar për vrasjen e tij, gjashtë muaj më parë, gjatë një operacioni të forcave të rendit në Shqipëri, në një hotel në Gjirokastër u kap Dodë Gjikolaj, i dyshuar si vrasës me pagesë.

Gazeta Sinjali mëson se Gjikolaj është ekstraduar sot nga Shqipëria tek autoritetet kosovare.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se Gjikolaj është intervistuar dhe momentalisht ndodhet në ndalim policor.

“I dyshuari u është dorëzuar autoriteteve kosovare sot rreth orës 11:00. Ai është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është bërë ndalimi policor për 48 orë”, tha Xhurkaj.

Familja e Haxhi Ahmetit ndodhet në mes të një konflikti hasmërie me kushërinjtë e tij tash e disa vite.

Konflikti kishte nisur në vitin 2013, kur Ali Ahmeti, djali i Haxhi Ahmetit, u ekzekutua me tre plumba nga xhaxhai i tyre, Abaz Ahmeti, i cili për këtë krim është dënuar me burg.

Djali i Haxhi Ahmtit, Ganiu, edhe për vrasjen e babait të tij, e bën fajtor familjen e xhaxhait të tij. Ai akuzon Bajram Ahmetin, djalin e Abaz Ahmetit, se qëndron prapa vrasjes së të atit që dyshohet të jetë kryer nga Dodë Gjikolaj.

Pas vrasjes së Ali Ahmetit më 2013, Gani Ahmeti kishte tentuar po atë vit të merrte hak ndaj kushërinjve për vrasjen e vëllait të tij. Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për “tentim vrasje”. Ishte dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. Transmeton /Gazetapapirus.com/

Tags: ahmettransferohethaxhikosovenengapershipria
ShareTweetShare
Previous Post

Ngjarja te xhamia në Tiranë, reagon Ahmed Kalaja: Shpresoj të mos jetë sulm terrorist

Next Post

Kamishi tregon se si i siguroi kontaktet për 3 milionë vaksina Pfizer, thotë se furnizimi bëhet 3 javë pas marrëveshjes

Next Post

Kamishi tregon se si i siguroi kontaktet për 3 milionë vaksina Pfizer, thotë se furnizimi bëhet 3 javë pas marrëveshjes

Lajmet e fundit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

20/05/2025
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimi i Presidentes nga llogaria “Rrap Tap”, inicohet rast penal, policia jep detaje

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

20/05/2025
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.